Niveli Bazik dhe i Avancuar për biznese të vogla

Trajnim praktik 4 javore Niveli Bazik dhe i Avancuar për biznese të vogla në kontabilitet 100% përmes kompjuterit.

Cili do të jetë qëllimi i trajnimit?
Trajnimi do të ketë fokus kryesor zhvillimin e punës së kontabilitetit për qëllime tatimore në Kosovë. I gjithë trajnimi do të zhvillohet 100% përmes kompjuterit prej ditës së parë, ku secilit kandidat/e do t’i sigurohet kompjuteri për shfytëzim nga #PACConsulting.

Niveli Bazik dhe i Avancuar për biznese të vogla do të ketë në fokus:
Kompanitë #Tregtare, #Prodhuese, #Shërbyese, Bizneset në lëmin e gastronomisë (Restorant & Fast Food, Caffe) etj. Kryesishtë Bizneset e vogla sipas ndarjes së tatimit në fitim nga ATK dhe të pa regjistruar në TVSH.

Niveli Bazik dhe i Avancuar për biznese të vogla – kohëzgjatja 4 javë dhe përfshin:

1. Regjistrimi i bizneseve (Regjistrimi online dhe manual i Bizneseve – B.I., SH.P.K., SH.A.),
2. Të vetë menaxhoni kontabilitetin e biznesit tuaj me qarkullim vjetor nën 30,000€ Korporata të vogla/50,000€ Biznese individuale të vogla,
3. Blerjet (Malli, Shpenzimet, Investimet, Blerjet Vendore),
4. Shitjet (Shitjet Vendore me afat pagese, shitjet në Kesh / Z-Raport),
5. Regjistrimi i faturave blerëse pa TVSH në Program Kontabiliteti (Pro-Data),
6. Regjistrimi i faturave shitëse pa TVSH në Program Kontabiliteti (Pro-Data),
7. Puna me Arkë Fiskale (Z-raporti, X-raporti, Regjistrimi I artikujve, shitja, ndryshimi çmimit, z-raporti për artikuj).
8. Plotësimin e librit të blerjeve,
9. Plotësimin e librit të shitjes,
10. Plotësimin e librit të arkës dhe ekstraktit të arkës, (Pagesat hyrëse/dalëse, Deponimet/Tërheqjet, Huazimet/Parapagimet,),
11. Plotësimin e librit të të Punësuarve (Data e fillimit dhe përfundimit të punës së punëtorëve, kalkulimi i orëve shtesë në bazë legjislacionit),
12. Lista e Stokut (Regjistri i mallit një here në vit, Regjistri i mallit në mënyrë të vazhdueshme, Rregullimi i Stokut),
13. Përpilimi i Kontratave (të Punëtorëve dhe qirasë),
14. Plotësimin e formularëve për tatimin në paga dhe kontribute pensionale (WM,CM, EDI Deklarim),
15. Plotësimin e formularëve për tatimin e mbajtur në burim për qira (WR, EDI Deklarim),
16. Plotësimin e formularëve për Tremujorësh (TM – IS, QS, IR, EDI Deklarim),
17. Përpilimin e Pasqyrave Financiare (për biznese të vogla),
18. Puna me Program Kontabilitetit 60 % të Kohës.

PAC Consulting ju mundëson:
✅ Përkrahje 1 vjeçare (Këshilla në sherbimet e kontabilitetit, Këshilltar Tatimor të Licencuar),
✅ Certifikatë pjesëmarrjes dhe Certifikatë kalueshmërisë (Testim vullnetarë),
✅ Program të Kontabilitetit me mundësi deri në 50 kyqje në PC personal,
✅ Program të kontabilitetit në Excel,
✅ Program të Pagave në Excel,
✅ Të gjitha materialet që ushtrohen do ti keni edhe online (në Email),
✅ Praktikë 1 mujore për studentët e suksesshëm.

Sa do të jetë kostoja e trajnimit?

  • Niveli Bazik dhe i Avancuar për biznese të vogla 150€, Oferta 100€

⬇️ Aplikoni këtu:

https://bit.ly/PacApliko

🔁 Aplikimi është i hapur deri më: 12.01.2024!

Të dhënat e plota: https://pacconsulting-ks.com/trajnimet/

Për më shumë detaje, kontaktoni në tel: +383 49 283 396, +383 49 77 33 11 (Viber + Whatsapp)

📩 Email: [email protected]

Vendndodhja:
📍 Rr. Anton Çeta, Aktash – Prishtinë
📍 Rr. De Rada, te Stacioni – Prizren

Vendet janë të limituara.

Ju mirëpresim!