Niveli Profesional për Biznese të mëdha

Trajnim praktik 6 javore Niveli Profesional për Biznese të mëdha në kontabilitet 100% përmes kompjuterit.

Cili do të jetë qëllimi i trajnimit?
Trajnimi do të ketë fokus kryesor zhvillimin e punës së kontabilitetit për qëllime tatimore në Kosovë. I gjithë trajnimi do të zhvillohet 100% përmes kompjuterit prej ditës së parë, ku secilit kandidat/e do t’i sigurohet kompjuteri për shfytëzim nga #PACConsulting.

Niveli Profesional do të ketë në fokus:
Kompanitë #Tregtare, #Prodhuese, #Shërbyese, Bizneset në lëmin e gastronomisë (Restorant % Fast Food, Caffe) etj. Kryesishtë Bizneset të mëdha sipas ndarjes së tatimit në fitim nga ATK dhe të regjistruar në TVSH.

Praktika në Kontabilitet “Niveli Profesional” – 6 javë dhe përfshin:

1. Kontabiliteti Financiar për biznese të mëdha dhe të Regjistruar në TVSH:

1. Regjistrimi i faturave blerëse me TVSH në Program Kontabiliteti,
2. Regjistrimi i faturave shitëse me TVSH në Program Kontabiliteti,
3. Plotësimin e librit të blerjeve (Regjistrimet e Blerjeve Vendore, Import),
4. Trajtimi i Mallit, Shpenzimeve të zbritshme, Investimeve,
5. Plotësimin e librit të shitjes (Regjistrimi i faturave shitëse, Exportet, Z-Raporti,),
6. Plotësimin e librit të arkës dhe ekstraktit të arkës, (Pagesat hyrëse/dalëse, Deponimet/Tërheqjet, Huazimet/Parapagimet,),
7. Lista e Stokut (Regjistri i mallit një here në vit, Regjistri i mallit në mënyrë të vazhdueshme),
8. Lista e Mjeteve Themelore,
9. Regjistrimi i pagave në program kontabiliteti,
10. Regjistrimi i qiras në program kontabiliteti,
11. Regjistrimi i bankave,
12. Regjistrimi i kredisë, interesit dhe provizioneve bankare,
13. Transaksionet (DEBI-KREDI, Efekti në Pasqyra financiare)
14. Importet (Trajtimi i importit të rregullt IM4, dhe të përkoshëm IM5, IM7),
15. Përpilimi i Kontratave tjera (me klient dhe furnitor),
16. Procesi i Barazimi me Furnitor dhe Klient (Kartelat Financiare),
17. Kalkulimi i TVSH-së (Kreditimi i Bartur dhe TVSH e pagueshme),
18. Urdhëresa Financiare,
19. Urdhëresa e mbylljes së vitit,
20. Përpilimin e Pasqyrave Financiare (për biznese të mëdha),
21. Puna me Program Kontabilitetit 60 % të Kohës.

2. Kontabiliteti Menaxherial për Biznese të mëdha prodhuese:

1. Kalkulimi i Kostos së produktit (Metoda e çmimit mesatar dhe FIFO),
2. Kalkulimi i Doganës,
3. Kalkulimi i Akcizës,
4. Kodet doganore – Tarik,
5. Përpilimi i Normativave për restaurante dhe kompani prodhuese,
6. Procesi i Prodhimi të biznese prodhuese ne program kontabiliteti,
7. Procesi I Artikullit të përbër për restaurante,
8. Trajtimi i shtesës doganore (mbivlerësimi doganor),
9. Aplikimi për Lirim të Landës së pare nga TVSH dhe Dogana,
10. Kalkulimi i KMSH për biznese tregtare,
11. Kalkulimi i KMSH për biznese prodhuese,
12. Përpilimin e Pasqyrave Financiare (për biznese të mëdha),
13. Puna me Program Kontabilitetit 60 % të Kohës.

3. Kontabiliteti Tatimor për Biznese të Mëdha:

1. Kalkulimi dhe Deklarimi i Pagave në ATK-ë –WM/CM,
2. Trajtimi dhe Deklarimi i Huazimeve (tatimi i mbajtur në burim në interes) në ATK –WR,
3. Trajtimi dhe Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim në të drejta pronësore –WR,
4. Trajtimi dhe Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim mbi qiratë –WR,
5. Trajtimi dhe Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim mbi personin jo-rezident –WR,
6. Trajtimi dhe Deklarimi i tatimit të mbajtur në burim për kategori të veçanta (persona jo afaristë, bujqit, fermerët) – WR,
7. Deklarimi i Tremujorshave për Biznese Individuale, Koorporata dhe Ortakë (IL dhe QL),
8. Deklarimi i Deklaratave vjetore për Individë, Biznese Individuale, Koorporata dhe Ortakëri (PD, CD dhe DO),
9. Deklarimi i Deklaratës së TVSH-së – TV, (Si trajtohen shitjet me të drejt kreditimi dhe pa të drejt kreditimi, shitjet export, Importet, ngarkesa e kundërt, blerjet pa TVSH, etj.)
10. Deklarimi i librit të blerjes dhe të shitjes në ATK,
11. Deklarimi i pasqyrave Financiare (për biznese të mëdha).

PAC Consulting ju mundëson:
✅ Përkrahje 2 vjeçare (Këshilla në sherbimet e kontabilitetit nga Këshilltar Tatimor të Licencuar),
✅ Certifikatë pjesëmarrjes dhe Certifikatë kalueshmërisë (Testim vullnetarë),
✅ Program të Kontabilitetit me mundësi deri në 50 kyqje në PC personal,
✅ Program të kontabilitetit në Excel,
✅ Program të Pagave në Excel,
✅ Të gjitha materialet që ushtrohen do ti keni edhe online (në Email),
✅ Praktikë 1 mujore për studentët e suksesshëm.

Sa do të jetë kostoja e trajnimit?

  • Niveli Profesional 300€, Oferta 225€

⬇️ Aplikoni këtu:

https://bit.ly/PacApliko

🔁 Aplikimi është i hapur deri më: 12.01.2024!

Të dhënat e plota: https://pacconsulting-ks.com/trajnimet/

Për më shumë detaje, kontaktoni në tel: +383 49 283 396, +383 49 77 33 11 (Viber + Whatsapp)

📩 Email: [email protected]

Vendndodhja:
📍 Rr. Anton Çeta, Aktash – Prishtinë
📍 Rr. De Rada, te Stacioni – Prizren

Vendet janë të limituara.

Ju mirëpresim!